Slider navigation left arrow
Slider navigation right arrow


Të dashur studentë, të nderuar pedagogë dhe pjesëtarë të stafit joakademik të Universitetit të Tiranës,

Ju falenderoj të gjithëve për mbështetjen që më keni dhënë gjatë 4 viteve të drejtimit të Universitetit të Tiranës në postin e rektorit dhe për kontributin e punën tuaj të vazhdueshme në avancimin e arsimit të lartë në Shqipëri.

Përpara 4 vitesh më besuat detyrën dhe sfidën e drejtimit të universitetit më të madh në të gjithë Shqipërinë, Universitetit të Tiranës. Gjatë drejtimit të universitetit jam nisur nga besimi në vlerat më të larta që përfaqëson ky institucion në Shqipëri, por edhe nga motivimi që të gjithë bashkë të avanconim më tej dijen dhe kërkimin shkencor. Prandaj dëshiroj të falenderoj përzemërsisht të gjithë stafin akademik, studentët, pedagogët dhe administratën e universitetit, që me kontributin e tyre të çmuar, e kanë shndërruar Universitetin e Tiranës në një lider cilësor të arsimit të lartë në Shqipëri. …

Lexoje të plotë.

Mesazh Falenderimi i Profesori

Të dashur kolegë,

Me anë të këtij emaili dëshiroj të shpreh falenderimin e thellë dhe mirënjohjen time më të lartë për të gjithë ju që më dhatë sërish besimin tuaj në drejtimin e institucionit të Universitetit të Tiranës. Ju falendoj për mbështetjen që keni shprehur nëpërmjet pjesëmarrjes tuaj në takimet që kam zhvilluar në fakultetet e universitetit, për dedikimin dhe vëmendjen e veçantë që i keni kushtuar leximit të platformës sime të punës për drejtimin e universitetit në 4-vitet e ardhshme, dhe gjithashtu për idetë dhe mendimet tuaja të vlefshme për ta përmirësuar atë më tej si dhe për mbështetjen tuaj të shprehur përmes votës….

Lexoje të plotë.

Mesazhi Përmbyllës i Profesorit

Të dashur studentë, të nderuar pedagogë dhe staf administrativ i Universitetit të Tiranës,

Ju falenderoj të gjithëve për mbështetjen dhe pjesëmarrjen tuaj në takimet që janë zhvilluar në të gjitha fakultetet e Universitetit të Tiranës. Shpreh mirënjohjen e veçantë ndaj të gjithë pedagogëve, studentëve dhe stafit administrativ që me praninë e tyre në të gjitha takimet e zhvilluara por edhe me idetë e tyre të vlefshme kanë kontribuar në hartimin e një platforme pune sa më cilësore dhe gjithëpërfshirëse që do të na udhëheqë në 4-vitet e ardhshme në drejtimin e  universitetit. …

Lexoje të plotë.

Kampusi Universitar